Me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter presidenti amerikan Donald Tramp i ka kërkuar dhe njëherë demokratëve që të lejojnë shpenzimin e pesë milliardë dollarëve për nderimin e murit në kufi me Meksikën:
“Do të jemi të detyruar të mbyllim përfundimisht kufirin me Meksikën nëse demokratët bllokues nuk do të na japin paratë për të kompletuar murin. Si dhe nëse vazhdojnë të na pengojnë për të ndryshuar dhe ligjet qesharake për emigracionin, që veprojnë në vendin tonë”, përfundon mesazhi. /abcnews.al