Britania e Madhe do të jetë e para në radhe për çdo vaksinë të zhvilluar në Universitetin e Oksfordit. Kështu ka deklaruar Downing Street ndërsa shtohet se kjo do të ndodhte nëse do të provohej se vaksina do të ishte efektive.
Lajmi vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po e konsideron që të sigurojë një autorizim urgjent që ajo të vendoset në SHBA.
Vaksina po zhvillohet nga shkencëtarët e Oksfordit dhe gjiganti farmaceutik AstraZeneca, raporton The Guardian, përcjell Abcnews.al
Një zëdhënës i qeverisë tha:”Ne kemi qenë të qartë se do të bëjmë një vaksinë vetëm pasi të konsiderohet e sigurt dhe e efektshme nga rregullatorët tanë.”
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka arritur një marrëveshje me AstraZeneca për të pasur akses e para në të pasi të aprovohej, tha zëdhënësi.
“AstraZeneca ka hyrë në një numër marrëveshjesh me vendet e tjera, ato kanë marrëveshjen e licencimit global me Oksfordin, por ne kemi qenë të qartë: pasi të zbulohet se është efektive, ne kemi nënshkruar një marrëveshje për 100 milion doza, që do të thotë se pasi të jetë efektive, Mbretëria e Bashkuar do të ketë akses e para.” /abcnews.al/