Trump do të shkarkojë shefin e fushatës së tij, shkak menaxhimi i dobët i takimit të tij në Tulsa

schedule08:58 - 23 Qershor, 2020

schedule 08:58 - 23 Qershor, 2020

Pas dështimit në fjalimin e parë elektoral në Tulsa, Donald Trump mund të pushojë nga puna shefin e fushatës së tij elektorale, Brad Parscale. Këtë e thonë disa media, nga CNN deri te “The Guardian”. Presidenti I SHBA-ve duket i tërbuar për mënyrën se si shkoi fjalimi i tij i parë elektoral, pas një mbylljeje të gjatë të vendit për shkak të pandemisë.

Në fillim të javës së kaluar, Parscale kishte folur për pothuajse 1 milion kërkesa për bileta, për të marrë pjesë në fjalimin e Kreut të Shtëpisë së Bardhë, por si përfundim, arena me 19 mijë vende u mbush më pak se gjysma e kapacitetit të saj. Sipas stafit, mbështetësit ishin 12 mijë, ndërsa sipas zjarrfikësve 6.200. Imazhi i mijëra vendeve bosh ishte një zhgënjim i madh për liderin e SHBA-ve.

Hipoteza që pas mungesës së një turme të madhe mbështetësish qendron sabotimi i mijëra të rinjve të platformës “TikTok”, nuk ka mjaftuar për ta qetësuar presidentin. Trump është i nervozuar me Parscale edhe për një arsye tjetër: nxjerrja e lajmit nga shefi i fushatës së tij elektorale se 6 anëtarë të stafit të fushatës kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Sipas The Guardian, për të vendosur në lidhje me fatin e strategut të Presidentit, mund të mos jetë Kreu I Shtëpisë së Bardhë, por dy personat që e promovuan Parscalen: vajza e Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Këta dy të fundit u kanë bërë gazetarëve të ditur se ishin shumë të nxehur me menaxhimin e eventit në Tulsa./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!