Trump ka mbajtur privatisht diskutime me ndihmësit për mundësinë e kandidimit për president përsëri në 2024, sipas Axios. Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë kjo do të nënkuptonte se presidenti amerikan e ka pranuar humbjen, thonë analistët.
Sipas ligjit të SHBA, presidentët mund të shërbejnë për dy mandate katër-vjeçare. Nëse Trump, që mbetet mjaft i popullarizuar midis republikanëve, vendos të kandidojë përsëri, kjo sipas analistëve, do ta bënte shumë më të vështirë për republikanët e tjerë të fitonin terren për të rënë në sy ndërsa presidenti vijon të kërkojë postin më të lartë.
Për shembull Trump fitoi garën mes 17 republikanëve për t’u bërë i nominuari presidencial i partisë në 2016.
Një tjetër mundësi, sipas ekspertëve, është që në vend të tij të kandidojë djali i tij Donald Trump Jr. Djali i madh i presidentit, i cili është shumë i popullarizuar në mesin e mbështetësve rurale të Trump, mendohet të ketë ambicie të tijat politike. s.b/abcnews.al/