Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiç në një reagim në Instagram.
Ai tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai dinte shumë gjëra për Serbinë”.
“Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën”, tha ai.
/abcnews.al/