Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump do takojë Putin/ Europa jashtë loje! Kremlini konfirmon takimin javën e ardhshme

schedule10:44 - 7 Gusht, 2025

schedule 10:44 - 7 Gusht, 2025

Presidenti Amerikan Donald Trump dhe homologu i tij Vladimir Putin do të takohen përgjatë ditëve në vijim.  Pas konfirmimit nga Washingtoni lajmi u konfirmua edhe nga Yury Ushukov, ndihmësi i lart i Kremlinit i cili tha se tashmë është caktuar edhe vendtakimi. Ushukov deklaroi se synimi është që gjithçka të jetë gati për javën e ardhshme, megjithatë ai shtoi se akoma nuk dihet sa kohë do të kërkojë organizimi.

Moska zyrtare tha se më shumë detaje do të zbulohen përgjatë ditëve në vijin ndërsa shtoi se zyrtarët Amerikanë dhe ato rus po vijojnë bashkëpunimin e tyre për tu kujdesur për të gjitha detajet e këtij takimi.

Ndihmësi i Kremlinit tha se nuk ka ende një vendim sa I përket mbajtjes  së një takimi tri palësh duke përfshirë Presidentin Rus Vladimir Putin, Presidentin Amerikan Donald Trump dhe atë Ukrainas Volodymir Zelensky.

Ky I fundit deklaroi këtë të enjte se kërkon të mbajë një takim përballë me Presidentin Rus Vladimir Putin. Zelensky tha se do të zhvillojë këtë të enjte  disa biseda telefonike duke përfshirë Kancelarin Gjerman Fridrich Merz si dhe Kryeministen Italiane Giorga Meloni dhe Presidentin Francez Emmanuel Macron, një sinjal ky që tregon se Europa nuk mund të lihet jashtë këtyre negociatave kur bëhet fjalë për paqen e kontinentit. Kreu I Shteti Ukrainas tha se aspekti më kryesor I këtij momenti është që Rusia të ndërmarrë Hapa për ti dhënë fund luftës..

Planifikimi I një takimi mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Rus Vladimir Putin do të ishte takimi I parë mes dy liderëve që prej kur Trump mori mandatin e dytë. Nëse skenari I një takimi tri palësh do të realizohej, kjo do të shënonte gjithashtu herën e parë që Putin dhe Zelensky do të ishin përballë njëri tjetrit që prej vitit 2019. Shancet që Takimi Trump Putin të sjellë mbylljen e Luftës në Europën Lindore janë të pakta sipas asaj që thonë ekspertët e çështjeve ndërkombëtare dhe diçka e tillë lidhet me faktin se Moska dhe Kievi kanë kërkesa shumë të ndryshme.

Një sondazh i fundit i realizuar nga Gallup në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se tre të katërtat e Ukrainasve duan që lufta në vendin e tyre të marrë fund, një ndryshim në qëndrim ky I popullit Ukrainas i cili në nisje të konflikti, tre të katërtet e tyre thonin se Ushtria duhet të vijojë betejën për Liri deri në fitoren e Kievit Zyrtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!