Trump dhe Kim Jong-un mbërrijnë në singapor

schedule13:41 - 10 Qershor, 2018

schedule 13:41 - 10 Qershor, 2018

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti amerikan, Donald Trump, kanë mbërritur në Singapor për samitin e së martës. Në këtë takim pritet të diskutohet gjerësisht për programin bërthamor të Phenianit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti amerikan, Donald Trump, kanë mbërritur në Singapor për samitin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Takimi historik midis dy liderëve do të zhvillohet në rezortin Sentosa të martën. Kjo është hera e parë që një udhëheqës i Koresë së Veriut do të takohet një president amerikan në detyrë. Para se të nisej Trump e përshkroi samitin si një “mundësi të vetme për paqe” dhe tha se të dy ishin në “territor të panjohur”.

Uashingtoni shpreson se takimi do të fillojë një proces që përfundimisht e sheh liderin Kim Jong-un të heqë dorë nga armët e tij bërthamore. Të dy liderët kanë pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me ulje-ngritje gjatë 18 muajve të fundit, duke shkëmbyer fyerje dhe kërcënime për luftë përpara se të ndryshonin drejtim dhe të lëviznin drejt një takimi ballë për ballë. Të dy udhëheqësit do të takohen me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, para samitit të tyre.

Por çfarë mund të ndodhë në takimin e shumëpritur. Analistët mendojnë se është e vështirë të përshkruhet, por Trump ka sinjalizuar se ata mund të nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Koresë, e cila përfundoi në një armëpushim në vitin 1953. Duke bërë këtë, ndoshta do të ishte “pjesa më e lehtë”.

Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se nëse ai mendon se gjërat po shkojnë keq, ai do të largohet nga takimi, por nëse gjërat shkojnë mirë, Kim mund të marrë një ftesë për në Shtëpinë e Bardhë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka takuar dy herë Kim Jong-un gjatë muajve të fundit, tha se ai besonte se lideri I Koresë së Veriut “është i përgatitur për denuklarizim” dhe të pajtohet për ndryshime të mëdha dhe të guximshme. Por Pheniani nuk ka lëshuar shumë nga qëndrimet e mëparshme dhe kërkon garantimin e sigurisë së regjimit si dhe largimin e kërcënimeve për pushtim të mundshëm të territorit./abcnews.al