Trump bllokoi 391 milionë dollarë ndihma për Ukrainën

schedule14:29 - 24 Shtator, 2019

schedule 14:29 - 24 Shtator, 2019

Donald Trump urdhëroi kreun e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë që të bllokonte më shumë se 391 milionë dollarë ndihma për Ukrainën disa ditë para bisedës së përfolur telefonike me liderin e ri të Kievit, Zelenski.

Lajmi është publikuar nga “Uashington Post” duke shpjeguar se urdhri iu komunikua Pentagonit dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjatë bisedës telefonike, Trump, ashtu si pranoi dhe vetë, i bëri presion presidentit ukrainas që të niste hetimet për korrupsion ndaj djalit të Joe Biden, rivalit të tij për rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!