Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, gjatë të cilës diskutuan për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.
Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, gjatë telefonatës Trump e vuri theksin edhe tek nevoja që India të ulë tensionet me Pakistanin, të ngritura pas heqjes së statusit të Kashmirit.
Nga ana e tij, kryeministri Modi shprehu dëshirën që përfaqësuesit e dy vendeve të takohen së shpejti për të diskutuar pikërisht për marrëdhëniet tregtare dypalëshe.
Telefonata mes dy liderëve vjen pak kohë pasi Trump kishte kërcënuar me vendosjen e tarifave shtesë për produktet e importuara nga India, projekt nga i cili duket se ka hequr dorë./ABC News Albania 24/7

