Trump apo Biden? Angjeli: Isha vëzhgues, Shqipëria e preferuara! Bushati: Jam me ndryshimin

schedule22:31 - 3 Nëntor, 2020

schedule 22:31 - 3 Nëntor, 2020

Zgjedhjet në SHBA nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet me Shqipërinë. Deputeti i PS-së, Anastas Angjeli u shpreh për gazetaren e ABC-së, Esiona Konomi se cilido që të fitojë zgjedhjet në Amerikë, Shqipëria mbetet e preferuar e SHBA-së.

Një garë shumë konkurruese, pavarësisht sondazheve. Konkurrentët janë të dy shumë të fortë, dhe janë disa politika të caktuara që do të vendosin për to, çështjet ekonomike të brendshme dhe jashtë, dhe trajtimi i çështjes së koronavirusit dhe natyrisht çështjet e sigurisë ndërkombëtare. Duke qenë se është një konkurrencë e fortë dhe janë shumë afër njëra tjetrës, por të marrësh parasysh edhe surprizat në zgjedhjet e kaluara.

Unë kam qenë vëzhgues në ato zgjedhje, nuk është shumë e lehtë ta përcaktosh që tani. Fakti mbi 65 milionë kanë votuar përpara, kjo tregon se ka interesim shumë të madh për të kontribuar me votën e tyre në zgjedhjet e presidentit të ardhshëm. E sigurt është një gjë, që kushdo që të ulet në poltronin e presidentit, Shqipëria mbetet e preferuar e SHBA-së, ashtu sikur edhe vetë Shqipëria ka partnerin kryesor strategjik të saj” tha ai.

Trump apo Biden? “Shiko, unë nuk votoj, ime shoqe votoi. Kështu që siç na keni mësuar në demokraci vota është e fshehtë” deklaroi Angjeli.  Për deputetin Rrahman Rrahja zgjedhjet duhet t’i fitojë Donald Trump. Arsyeja? “Vazhdimësia. Çfarë të votojë populli. Unë preferoj Trump” tha ai. Socialisti Roland Xhelili e shikon nga një tjetër këndvështrim. “Kushdo që të fitojë për Shqipërinë është mirë”. Ndërkohë që Ervin Bushati shmang parashikimet, por nënkupton preferencën. “Nuk dua të bëj parashikime, aq më tepër që nuk votoj atje. I preferuari? Unë jam gjithmonë me zhvillimin dhe ndryshimin”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!