Trump anulon vizitën e tij në Londër në shkurt

schedule10:15 - 12 Janar, 2018

schedule 10:15 - 12 Janar, 2018

Donald Tramp ka anuluar vizitën e tij në Britaninë e Madhe që duhej të zhvillohej në muajin shkurt për të inaguruar ambasadën e re amerikane në Londër. Me anë të nëj mesazhi në Tuiter ai shpjegoi se ka marrë këtë vendim për shkak se nuk është dakord me paraardhësin e tij Obama, i cili e ka shitur ambasadën për një grusht me kikirika. Për të ndërtuar më pas një seli pre 1.2 miliard dollarësh. Sipas britanikes “Guardian” vizita është anuluar për shkak të protestave të parashikuara kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Trump më tej shkruan se nuk është aspak një fans i administratës Obama që ka lejuar shitjen e ambasadës më të bukur, dhe më të mirëvendosur në Londër vetëm për të ndërtuar një të re. Dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron që të jetë i pranishëm në inagurimin e saj

Sipas burimeve të qeverisë britanike sekretari amerikan i shtetit Reks Tillerson mund të jetë ai që do e zëvendësojë. Kryeministrja britanike Teresa Mej kishte ftuar Trump për një vizitë shtetërore një vit më parë, menjëherë pas marrjes së Presidencës. Por me kërcënimet e aktivistëve për protesta në mënyrë që të mos lejojnë Tramp të flasë në parlamentin britanik, nuk ishte bërë e ditur një datë e mundshme për këtë vizitë.

Alternativa ishte ajo e një vizite më pak formale, një udhëtim pune në muajin shkurt, pikërisht për inagurimin e ambasadës së re amerikane në Londër ku dhe do të takohej me kryeministren britanike. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të ishte takuar më pas dhe me Mbretëreshë Elizabetë por nuk do të mbahej asnjë banket shtetëror. Për momentin plani duket se është anuluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!