PRESSING/ Trukimet në futbollin shqiptar, Shulku: Asnjë çështje në Prokurori

schedule22:10 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 22:10 - 26 Dhjetor, 2019

Trukimi i ndeshjeve është një fenomen që luftohet shumë. Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ka folur me proceduarat që ndiqen për ndeshjet e dyshimta, si dhe thekson se këtë vit nuk ka pasur probleme.

“Nuk është etike, flas për pozicionin që jam, për të publikuar materiale që nuk lejohet të publikohen. Pa diskutim që FSHF ka bashkëpunim korrekt me institucionet, me Prokurorinë, për të gjitha ndeshjet që dyshohen të trukuara.

 

Duhet ta theksojmë, dyshohen. Çdo çështje e çojmë atje dhe ata vijojnë me procedurat e tyre. Ka një rënie të djeshme. Ky është ndër vitet më të mira, është pothuajse zero. Nuk kemi çuar asnjë çështje në Prokurori. Nuk kanë ardhur ndeshje sivjet”, tha Shulku.

Më tej ai shton: “Para disa vitesh kanë ardhur inspektorë të UEFA-s. Kemi pasur takim në Ministrinë e Sportit dhe me Prokurorinë. Kanë shkuar dy prokurorë në UEFA. Të gjitha ndeshjet që dyshohen, sikurse na vijnë ne, i shkojnë edhe Prokurorisë. Gjithashtu ne bëjmë kallëzimet tona në Prokurori për ato ndeshje që dyshohen të trukuara.

Ka pasur raste kur Prokuroria ka marrë vendime. Janë mbyllur apo jo, është çështje e tyre. Ne nuk marrim vendime. Ju doni që të dënohet dikush që të ketë shkelje. Ata hetojnë. Prokuroria e ka të vështirë në këto lloj çështjesh. E thashë, kanë ardhur në rënie”, u shpreh zyrtari i FSHF, Ilir Shulku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!