Trukimet, Fair-Play dhe Superiorja: Duka u përgjigjet pyetjeve të Cicanit

23:32 | 09/03/202023:320

Në emisionin Pressing në ABC News, kryeredaktori i Telesport, Anton Cicani i ka bërë disa pyetje delikate presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Numri një i futbollit tha fillimisht: “Në dy fazat e para, renditja ka qenë jashtëzakonisht e ngjeshur, ndërsa tani ka filluar disi shkëputja. Ka filluar prapë të marrë formën normale të një klasifikimi. Ti mendon se Partizani nuk e meritonte titullin sezonin e kaluar? Po pra, se po merremi gjithë ditën me tifozë të shkurtër”.

Anton Cicani, kryeredaktori i Telesport, pyeti Dukën në lidhje me dy skuadrat e fundit të renditjes, Flamurtarin dhe Luftëtarin, nëse e mendonte para fillimit të sezonit se do të kishte një shkëputje të tillë të këtyre dy ekipeve me pjesën e lartë të tabelës. Duka u përgjigj: “Unë në fakt nuk kam menduar që në fillim të garës se Flamurtari dhe Luftëtari do të ishin në këto nivele sportive.

Sidomos për Flamurtarin, pasi ka vite që drejtohet nga Idrizi. Edhe pse nuk ka qenë në krye, ka qenë një skuadër që ka rivalizuar dhe ka marrë pjesë edhe në Europë. Nuk e kam menduar se do të jetë në këto nivele. Në fillim të garës, në aspektin financiar, asnjë ekip nuk është toleruar dhe as nuk do të lejohet. Në shtator, nuk do të lejohet asnjë klub që nuk ka shlyer detyrimet financiare. Disa presidentë klubesh, shtrijnë këmbët më shumë seç kanë jorganin. Të drejtojnë futboll aq sa kanë mundësi”.

Cicani vazhdon pyetjet e tij, kësaj radhe duke e pyetur nëse klubet shqiptare e respektojnë “Fair-Play” Financiar.

“Normalisht që po, pasi ka një vizë që duhet të jetë blu dhe jo e kuqe. Nëse nuk plotësohen, nuk merr pjesë në garë. Këto lloj makinacionesh, bëhen në tërë botën, mbase dhe një klub i madh faturon më shumë nga biznesi i vet. Nga pikëpamja formale, një klub nuk nis dot garën, pasi duhen dokumentet dhe te Ministria e Financës”.

Më pas, Cicani denoncoi një rast të një futbollisti të Kukësit, që me letra, merr 400 mijë lekë, ndërsa në realitet merr më shumë. Duka u përgjigj: “Cican, nuk e di te cili televizion punon ti, por unë besoj rrogën që të deklaron pronari yt. Nëse pronari yt të jep një lekë më tepër, është puna juaj”.

“Trukimet? Kemi shumë pak, kemi 4 raste dhe bëhet fjalë për ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Në çdo rast ne depozitojmë një kallëzim penal në polici. Mendimi im do ishte që Asambleja të japë atribute Komisionit të Etikës, që këta të dënojnë.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono