Trudeau: Kanadaja do të vazhdojë të trajnojë ushtarë ukrainas

schedule13:47 - 21 Maj, 2023

schedule 13:47 - 21 Maj, 2023

Kanadaja do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme në konfliktin e saj me Rusinë, duke përfshirë trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe ndoshta pilotëve.

Kështu u shpreh të dielën kryeministri kanadez, Justin Trudeau, shkruan Reuters.

Trudeau, i cili tha se i përcolli mbështetjen e tij Presidentit Volodymyr Zelensky gjatë samitit të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) që po zhvillohet në Hiroshima, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi “ne jemi gjithmonë duke kërkuar të bëjmë më shumë” kur bëhet fjalë për mbështetjen për Ukrainë.

Trudeau dhe udhëheqës të tjerë nga G7, i cili përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Gjermaninë, Britaninë, Francën dhe Italinë, këtë fundjavë i dërguan një sinjal të qartë Rusisë për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën në konfliktin e saj.

Kur u pyet për trajnimin për ushtrinë ukrainase, Trudeau tha se Kanadaja do të vazhdojë të trajnojë ushtarë dhe kjo potencialisht mund të shtrihet në trajnimin e pilotëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!