Trudeau i bashkohet Biden-it: Ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocid

schedule22:38 - 13 Prill, 2022

schedule 22:38 - 13 Prill, 2022

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha sot se është e korrekte të thuhet se ajo që po ndodh në Ukrainë është “gjenocid”.

Pasi presidenti amerikan Joe Biden i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë një “gjenocid” dje, Trudeau ndoqi sot të njëjtën gjuhë ndërsa fliste për gazetarët në Quebec.

“Mendoj se është absolutisht e drejtë që gjithnjë e më shumë njerëz flasin dhe përdorin fjalën gjenocid në lidhje me atë që po bën Rusia, çfarë ka bërë Vladimir Putini. E kemi parë këtë dëshirë për të sulmuar civilët, për të përdorur dhunën seksuale si armë lufte…Kjo është krejtësisht e papranueshme.”

Trudeau, së bashku me Biden, është një nga liderët e parë botërorë që përdori termin “gjenocid” kur përshkruan pushtimin rus të Ukrainës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!