Tropojë, theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pranga 37-vjeçarit

schedule10:29 - 2 Shtator, 2024

schedule 10:29 - 2 Shtator, 2024

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tropojë për prodhim dhe sitje të lëndëve narkotike.

37-vjeçari është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!