Tronditi politikën, Turqia lëshon urdhër arresti për bosin e mafias

schedule15:00 - 27 Maj, 2021

schedule 15:00 - 27 Maj, 2021

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arresti për Sedat Peker, i konsideruar si bosi i mafies, i cili kohët e fundit tronditi qeverinë turke me videot e publikuara, ndërkohë që aktualisht është i arratisur në Dubai.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, urdhri u lëshua me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë. Vendimi për lëshimin e urdhrit u mor nga Zyra e Gjykatës së Dytë Penale të Ankarasë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se ishte kryer kërkim për Sedat Peker, përmes numrit të dosjes 2021/100993, të datës 26 maj 2021. Sipas CNN Turk, ka pasur dy hetime kundër mafiozit në Stamboll dhe Ankara.

Ndërkohë, pretendimet e Sedat Peker, të bëra publike në shtatë video të ngarkuara në YouTube, janë të vështira për t’u verifikuar, por megjithatë po tronditin shumë. Videot, prej të cilave më e fundit u publikua më 23 maj, janë parë më shumë se 39 milionë herë, një shifër kjo që autoritetet nën udhëheqjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po e kanë të vështirë ta injorojnë.

Lexo edhe: 39 milion shikime, bosi i mafias trondit politikën turke: Ju tregoj krimet ku isha pjesë edhe vetë

Në monologët e tij të regjistruar në video, Sedat Packer hodhi akuza për përdhunim, vrasje, trafik droge, abuzim të pushtetit, fshehje dhe më shumë.

Ai implikoi Ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu në tregtinë e kokainës, si dhe djalin e ish-Kryeministrit Binali Gildirim.  Sipas mafiozit shumë atentate ndaj gazetarëve përfshijnë ish-drejtorin turk të sigurisë dhe Ministrin e Brendshëm Mehmet Agar, ndërsa përshkruan Turqinë si “qendër” të tregtisë së kokainës. g.v/abcnews.al