“Tronditi” Italinë me rastet e basteve sportive, Corona hetohet për shpifje

schedule13:50 - 25 Tetor, 2023

schedule 13:50 - 25 Tetor, 2023

Fabrizio Corona u regjistrua nga prokuroria e Milanos në regjistrin e të hetuarve për shpifje të agravuar. Hetimi është në lidhje me ankimimet e depozituara ditët e fundit nga Stephan El Shaarawy dhe Nicolo Casale pas shpërthimit të çështjes së basteve. Dosja është në dorën e kryeprokurorit të Milanos, Marcello Viola dhe zv/prokurores Letizia Mannella, por nuk përjashtohet që të caktohet edhe një prokuror i tretë. Për momentin, për akuzat publike të bëra javën e kaluar në “Striscia la Notizia” dhe në gazetën “Dillingernews.it”, është nën hetim vetëm ish-mbreti i paparacëve.

Corona me atë rast kishte përmendur emrat e mbrojtësit të Lazios dhe sulmuesit të Romës, si dhe atë të Federico Gatti. Në Prokurorinë e Milanos aktualisht nuk ka asnjë ankimim të paraqitur nga avokatët e mesfushorit të Inter, Nicolo Barella. Edhe ai u përfshi në këtë çështje nga një artikull në “La Verita”. Në ankimim, avokatët e sportistëve kërkojnë gjithashtu të eksplorojnë hipotezën e krimit të shpifjes dhe zbulimit të sekreteve. Gjithcka lidhet me raportet e dhëna nga Corona për skuadrën e lëvizshme të Torinos që hetonte çështjen e basteve.

“Megjithëse nuk jam i prirur të ekspozohem publikisht, reagimi im mund të jetë vetëm shumë i prerë. Ajo që ndodhi ishte krejtësisht një operacion famëkeq dhe akoma më keq, kirurgjikisht i orkestruar”, shkroi El Shaarawy në ankimimin e paraqitur së fundmi. “Për të mbrojtur veten, klubit me të cilin jam i lidhur dhe, në fund të fundit, futbollin italian – shpjegoi më tej lojtari – autorët e tij sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të largohen nga çdo iniciativë e ngjashme”.

Ankesa e Casale daton të enjten e kaluar. “Nicolo nuk ka vënë kurrë bast për një ngjarje sportive. E është e papranueshme presionit të cilit iu nënshtrua në bazë të fjalës së një krimineli të konfirmuar, të gatshëm të bëjë gjithçka për të pasur shikueshmëri mediatike”, shpjegoi avokati Guido Furgiuele.

Gjithashtu edhe Barella, mesfushori i Interit reagoi disa ditë më parë në rrjetet sociale, duke theksuar se Corona ka bërë shpifja ndaj tij dhe se lojtari gjithashtu do të hapte një proces gjyqësor ndaj ish-fotografit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!