Tronditet Turqia/ 19 vjeçari ekzekuton dy vajza brenda pak minutash, më pas kryen vetëvrasje

schedule22:28 - 4 Tetor, 2024

schedule 22:28 - 4 Tetor, 2024

Turqia është tronditur nga një krim i rëndë pasditen e së premtes. Dy vajza 19 vjeçare u vranë brenda pak minutash në Stamboll, ndërsa më pas sulmuesi, gjithashtu 19 vjeç, kreu vetëvrasje.

Mediat turke raportojnë se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe tjetra e dashura e tij aktuale. Sulmuesi i preu kokën ish partneres së tij İkbal Uzuner dhe më pas u hodh duke u vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes. Siç u bë e ditur, 19 vjeçari kishte vrarë rreth gjysmë ore më parë edhe parteren e tij aktuale Ayşenur Halil.

Babai i autorit ka thënë për mediat se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe po merrte trajtim.

 

/abcnews.al