“Tronditet” Spanja, mediat amerikane e bëjnë fakt të kryer largimin e De la Fuente

schedule16:36 - 16 Korrik, 2024

schedule 16:36 - 16 Korrik, 2024

Ndeshja finale e Euro 2024 përballë Anglisë, mund të ketë qenë e fundit për Luis de la Fuente në drejtimin e Spanjës.

Tekniku 63-vjeçar ishte protagonist absolut, në triumfin e “Iberikëve”, për herë të 4-t, në një Kampionat Evropian, mirëpo kur të gjithë prisnin nisjen e një epoke dominuese nga “Furitë e Kuqe”, duket se strategu i pankinës ka bërë të tjera plane.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes amerikane, “Washington Post” ajo që publikon lajmin e bujshëm se De La Fuente synon stolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të udhëhequr pikërisht ata në Kupën e Botës.

Më tej në raportim thuhet se përfaqësuesit e De la Fuente i kanë shprehur gatishmërinë drejtuesve të Federatës Amerikane të Futbollit, që të jetë pikërisht 63-vjeçari spanjoll zëvendësuesi i Gregg Berhalter, një lajm “bombë” për Spanjën vetëm pak ditë pas triumfit në Evropian.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim, nëse “iberiku” do të largohet me të vërtetë nga stoli i Kombëtares spanjolle apo do të qëndrojë për të udhëhequr djemtë e tij edhe drejt triumfit të madh, në vitin 2026, kohë kur do të zhvillohet Kampionati Botëror, në Amerikë, Meksikë e Kanada. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!