Tronditet mesfusha “iberike”, Pedri lë i dëmtuar fushën e blertë

schedule18:10 - 5 Korrik, 2024

schedule 18:10 - 5 Korrik, 2024

Prej orës, 18:00, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, dy superfuqitë e këtij Kampionati Evropian, Gjermania e Spanja po përballen me njëra-tjetrën, në sfidën e hapëse të fazëve çerekfinale, të Euro 2024, sfidë e cila mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme e këtij edicioni.

Një përplasje e fortë mes Toni Kroos e Pedri,në mesfushë ka rezultuar fatale për këtë të fundit, me “diamantin” e mesfushës spanjolle, i cili vetëm pak sekonda më pas ka ndjerë dhimbje në gjurin e majtë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës dhe në vend të tij vendoset Dani Olmo. Rezultati mbetet në 0 me 0. /i.m /abcnews.al