Një tragjedi tronditi futbollin brazilian. Mbrëmjen e djeshme, para sfidës mes Flamengos dhe Vasco da Gama, një burrë ka humbur jetën në përleshjet e dy tifozerivë që ndodhën pranë stadiumit “Maracana”.
Viktima është qëlluar me armë zjarri, ndërsa raportohet edhe për katër të plagosur rëndë.
Episodi ndodhi në stacionin e trenit Cosmos, në zonën perëndimore të Rio de Janeiro. Policia gjithashtu arrestoi edhe 76 persona./h.ll/abcnews.al