Tronditëse, “shtatlarti” serb pëson dëmtimin e rëndë në Kampionatin Botëror të basketbollit

schedule12:16 - 5 Shtator, 2023

schedule 12:16 - 5 Shtator, 2023

Prej 25 gushtit, në Japoni, Indonezi e Filipine ka nisur Kampionati Botëror i Basketbollit, ku padyshim spektakli nuk ka munguar. Mirëpo, përveç spektaklit nuk kanë munguar as ngjarjet “tronditëse” gjatë sfidave të këtij kompeticioni.

I tillë është dhe rasti i basketbollistit sport, Borisa Simanic, me këtë të fundit që gjatë përballjes ndaj Sudanit të Jugut, fituar nga ballkanasit me rezultatin e thellë 115-83 ka marrë një goditje të fortë me brryl nga kundërshtari i tij, Nuni Omoto, goditje e cila duket se i ka dhënë fund karrierës së 25-vjeçarit.

Goditja e Omoto dha menjëherë komplikacione me “shtatlartin” serb që u detyrua të linte me urgjencë fushën e lojës me dhimbje të forta në trup e më pas u operua me nga mjekët më një spital të Manilas, më 31 gusht.

Mirëpo, vuajtjet për serbin duket se nuk janë ndalur me kaq, pasi dhe operacioni pati disa ndërlikime dhe Simanic është detyruar të operohet sërish disa ditë më vonë, më 3 shtator, ku pasi iu hoq një pjesë e veshkës, iu hoq e gjithë veshka. Situata tani duket më e qetë, por basketbollisti është ende në spital dhe mund të thuhet se karriera e tij fatkeqësisht arriti fundin. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!