Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit, humbjes ndaj skuadrës së Villarreal, dorëheqjes së teknikut, Xavi, si dhe një sërë mungesah, në të gjitha repartet, tashmë “Katalanasit” e Barcelona-s kanë marre një tjetër lajm të “hidhur”, që pritet t’ua shkatërrojë edhe më shumë sezonin katastrofik që po kalojnë.
Gjatë stërvitjes së kësaj të marte ka pësuar një dëmtim “fantazisti” portugez i sulmit, Joao Felix, me këtë të fundit që ka ndrydhur ligamentin e jashtëm anësor të kyçit të këmbës së djathtë e për këtë arsye do të mungojë në përballjen e javës së 23-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ndaj Osasuna.
I huazuar, nga “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, “luzitani”, 24-vjeçar ka qenë pjesë kryesore e formacionit të teknikut Xavi, ku ka shërbyer jo na pak raste edhe si zëvendësues, ku ka “zgjidhur” problemet e “Katalanasve” në fushën e blertë dhe mungesa e tij, e cila ende nuk është mësuar se sa do të zgjasë pritet t’i shkaktojë jo pak trazira teknikut spanjoll. /i.m /abcnews.al