KORÇË– Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para te borës në qarkun e Korçës, reshje me intesitet të ulët ka pasur në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, mbi 1000 metra lartësi.
;
Nga kilometri i nëntë deri në hyrje të fshatit Dardhë ka prezencë bore në rrugë, ndërsa mjetet e subjekteve kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugës.
Të gjitha akset ku ka prezencë bore janë të hapura dhe të qarkullueshme normalisht./abcnews.al

