Troisi: Jam i fokusuar te këto katër ndeshje, për mua penalltia nuk ishte

schedule19:53 - 5 Korrik, 2020

schedule 19:53 - 5 Korrik, 2020

Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, foli pas humbjes 2-1 ndaj Laçit. Edhe pse ekipi i tij ka rënë nga Kategoria, Flamurtari u paraqit në mënyrë dinjitoze. Pas ndeshjes, Troisi tha për Supersport:

“Kemi dhe katër ndeshje të tjera, nuk e di për sezonin tjetër. Unë do të flas me presidentin, por për momentin, kam katër ndeshje. Tani për tani, jam i fokusuar te këto katër ndeshje.

Kartoni i kuq është pjesë e lojës, kur luan me 10 futbollistë është e vështirë, sidomos në një fushë si kjo e Laçit. Para ndeshjes, fola me ekipin tim dhe iu kërkova që të merrnim pikë sot. Është skuadra ime, por ishte një gabim i lojtarit tonë dhe gjithçka u vështirësua.

Penalltia? Unë nuk e di, por kur humbet sfidën 1-0 me një penallti, është e vështirë për t’u pranuar. Për mua nuk ka rëndësi, penallti apo jo. Më pas, arritëm të shënonim, 1-1. Për mua, penalltia e Laçit nuk ishte. Çfarë vendos arbitri, nuk e di”, u shpreh Troisi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!