Një Milan sulmues dhe i bukur, mbi të gjitha ndryshe nga ai i sezonit të fundit, mori trofeun e parë, duke nderuar emrin e ish-presidentit të tij.
Skuadra kuqezi fitoi finalen e “Trofeut Berluskoni”, duke mundur 3-1 Monzën, ndërsa në “San Siro” bën prezantimin e tyre tre blerjet e merkatos së verës Morata, Pavloviç dhe Emerson Rojal.
Ndeshja e parë në pankinë në këtë stadium edhe për trajnerin e ri Paulo Fonseka, që siguroi një tjetër sukses pas tre miqësoreve të fituara në turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Salemakers në minutën e 11-të kaloi Milanin në epërsi, me një gjest të bukur teknik, por edhe me shumë fat.
Rezultati u barazua sërish në minutën e 34-rt, kur Daniele Maldini ndëshkoi ekipin ku mbiemri i tij është një legjendë. Pas pushimit, skuadra kuqezi vulosi fitoren me dy gola të tjerë.
Luka Joviç ktheu “Djallin” në epërsi shumë shpejt me rinisjen e lojës, ndërsa Tizhani Reijnders vrau garën me një goditje të saktë nga distanca.
Milan griti trofeun që për të ka më shumë vlerë emocionale, ndërsa me lojën e tij i dha një sinjal të rëndësishëm rivalëve vetëm pak ditë nga Seria A, që do të luajë në fundjavë ndeshjet e para të sezonit të ri.