Trofetë një gjë normale për Bayern, ngre dhe Kupën e Gjermanisë!

schedule21:56 - 4 Korrik, 2020

schedule 21:56 - 4 Korrik, 2020

Të fitosh një trofe, është diçka shumë e vështirë në futboll, për shumë ekipe, por jo për Bayern Munchen! Bavarezët kanë fituar një numër të madh trofesh në historinë e klubit dhe sot, kanë shtuar dhe një tjetër.

Djemtë e Flick mposhtën Leverkusenin me rezultatin 2-4 në finalen e Kupës së Gjermanisë, kupë që i shtohet dhe titullit kampion këtë sezon. David Alaba hapi serinë e golave, me një predhë nga goditja e dënimit.

Më pas, Gnabry dyfishoi për bavarezët në pjesën e parë, para se Lewandowski të shënonte dhe të tretin në minutën e 59-të. Katër minuta më vonë, Bender shënoi për Leverkusen, ndërsa në minutat e fundit, Lewandowski shënoi golin e dytë personal! Në sekondat e fundit, Havertz shënoi me penallti./abcnews.al