Triumfojnë Skënderbeu e Burreli, tension i madh në Tomori-Apolonia

schedule17:12 - 24 Tetor, 2020

schedule 17:12 - 24 Tetor, 2020

Ditë miqësoresh sot, teksa në ka munguar edhe tensioni. Skënderbeu, pas humbjes së pësuar me Egnatian, këtë herë ka luajtur me formacionin e plotë dhe përballë Bylisit ka triumfuar me një gol të shkodranit Belajdi Pusi.

Kastrioti i ngjitur në Superiore ka luajtur sot në Burrel. Hera e dytë që këto ekipe përballen mes tyre dhe ishin matjanët ata që fituan. Vendimtar Kurbneshi, i cili me penallti realizoi golin e triumfit.

TENSIONI – Tomori dhe Apolonia kishin zgjedhur Kuçovën si “arenën” e përballjes së tyre. Edhe ky takim u mbyll me vetëm një gol të shënuar. Mikel Canka ndëshkoi ish-skuadrën e tij, dhjetë minuta nga fundi.

Në fillimin e pjesës së dytë pati një moment tensioni dhe u mendua se ndeshja mund të mbyllej aty. Pas një ndërhyrje të sulmuesit ganez Arthur, pati përplasje mes futbollistëve. Mihana u kap me Cankën dhe trajneri i Apolonisë, duke parë që lojtari i tij nuk ishte i qetë, e zëvendësoi. Të njëjtin fat pati edhe Arthur. / abcnews.al

Miqësoret
Skënderbeu-Bylis 1-0
(Pusi)
Burreli-Kastrioti 1-0
(Kurbneshi (pen))
Tomori-Apolonia 1-0
(Canka)