Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Triumfi në zgjedhje/ Reagon Rama: Pesë fitore dhe pesë arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin

schedule10:04 - 10 Nëntor, 2025

schedule 10:04 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme vendore, që u mbajtën në pesë bashki.

Ai thekson se pesë fitoret janë pesë arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për besimin e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidatëve të saj.

Reagimi i Ramës:

5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.

Partia Socialiste arriti një rezultat pothuajse absolut kundrejt rivalëve, duke vulosur kështu triumfin në bashkitë: Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!