Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Triumfi në KS festohet me trokitje gotash, Linda Rama puthje dhe përqafime me Yuri Kim

schedule20:35 - 6 Korrik, 2021

schedule 20:35 - 6 Korrik, 2021

Mbrëmjen e sotme u organizua një pritje në Pallatin e Brigadave, ku u festua triumfi i diplomacisë shqiptare.

Në 11 Qershor Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit  për një mandat 2 vjeçar dhe padyshim këto momente ishin të rëndësishme për të gjithë.



Pjesëmarrës në këtë mbrëmje festive ishin kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe shumë personalitete politike të tjerë, të cilët herë pas here trokitën edhe gotat.

LEXO EDHE: Shqipëria anëtare e përkohshme e KS, Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE

Mirëpo, ajo ç’ka tërhoqi më shumë vëmendje ishte raporti i zonjës Rama dhe Yuri Kim, të cilat në fund të festës shkëmbyen edhe puthje. Ky veprim bëri që shumë koka të kthehen, duke mos përjashtuar edhe kamerat që nuk i shpëtoi ky moment.

Foto nga momenti:

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!