Luciano Spalleti shprehet i kanaqur pas fitores së sotme përballë Sampdorias dhe ngjitjes i vetëm në krye të klasifikimit, por përpiqet të qëndrojë me këmbë në tokë:
“Sot kemi bërë një rezultat të mirë, në pjesën e parë pamë një Sampdoria që na e bërë jetën e vështirë. Ata mandje bënë më mire se ne në posedimin e topit, cilësia jonë ishte se dinim si t’i kalonim ato raste. Ato sulmuan, por lanë hapësira prapa dhe Osimhen u tregua i fortë. Pas avantazhit ishte një ndeshje tjetër dhe në pjesën e dytë ishte e vështirë për ta, mund të shkonte edhe më keq”.
Spalletti e pranoi se ka entuziazëm në Napoli, por ai u përpoq ta zbuste duke e bërë të qartë se për momentin Scudetto nuk është në mendime, pasi fillimisht synohet të arrihet një vend për në Champions League sezonin e ardhshëm. /abcnews.al/