Triumfi i vogëlushes mbi sëmundjen/ Historia e Paolës, 9 vjeçares që mposhti kancerin e rrallë

schedule15:55 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:55 - 20 Dhjetor, 2023

Paola është 9 vjeç. Bashkë me familjen banon në Valias, pranë Tiranës.

Për banesën ku jetojnë prej një viti, i ka ndihmuar Bashkia, pasi shtëpia e tyre në të njëjtën zonë iu shemb nga tërmeti i 2019.

Ndonëse në moshë të njomë, 6 vite të jetës Paola i ka kaluar duke luftuar me sëmundjen e rëndë të kancerit. Sot vogëlushja jeton si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por për nënën e saj Liljanën ajo periudhë ka qenë e tmerrshme.

Vetëm 3 vjeç, Paola duhet të përjetonte një tjetër dramë. Flokët e saj kaçurrela dhe të gjata po i humbiste dita -ditës.

Gjatë qëndrimit për një vit në spital prindërit e Paolës janë përballur me humbjen e jetës së disa fëmijëve që vuanin njësoj si ajo nga sëmundja e rëndë.

Liljana është nënë e 4 fëmijëve dhe thotë se vajza e vogël ishte dhuratë e kërkuar nga Paola gjatë kohës që ndodhej në spital.

Një mirënjohje të madhe ata kanë edhe për mjeken që i shpëtoi jetën Paolës.

Por fati nuk I ka lënë pa halle. Sot fatmirësisht Paola gëzon shëndet të plotë, por familja kalon veshtiresi te medha për shkak të pamundësive ekonomike.

Në këto festa fundviti kjo familje kërkon vetëm një dhuratë, të rikthehet nga emigracioni Petriti, kryefamiljari. Ai ka 5 vite që i mungon familjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!