“Triumfi i shkon drejtuesve”, tekniku i Monza: Jam krenar për këta djem

schedule12:56 - 16 Prill, 2023

schedule 12:56 - 16 Prill, 2023

Monza arriti një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshtme, me skaudrën nga Brianza, që mposhti në “Giuseppe Meazza”, “zikaltërit” e Inter, me rezultatin minimal 0 me 1, në përballjen e vlefshme për javën e 30-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Pas takimit disa fjalë për fitoren e mrekullueshme në arenën “zikaltër” i tha dhe tekniu i Monza, Rafaele Paladino, i cili zbuloi për mediat se Galiani ka mbajtur një fjalim përpara fillimit të takimit. Përballja kundër Interit ishte e rëndësishme për administratorin e përgjithshëm të  Monzës.

“Jam krenar për këta djem. Bëmë historinë, të fitosh në “San Siro“ është mahnitëse. Dua të falenderoj djemtë, stafin, klubin, të gjithë. Galiani? Ne të dy flasim shpesh. Për atë ishte një ndeshje për të cilën u kujdes në mënyrë të veçantë.

Ai donte të fitonte disa pikë në “San Siro”. Para ndeshjes sot, ai tha disa fjalë të këndshme. Na motivoi shumë. E kush mund ta bënte më mirë se ai? Kjo fitore i dedikohet atij dhe mbi të gjitha presidentit Berluskoni”,- u shpreh tekniku i Monza. /i.m /abcnews.al