Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka zgjedhur që ta nisë kme fotot më të bukura nga foshnjat.
Shefi i qeverisë përmes disa fotove në Facebook, shkruan se në 6 muaj bonusi i bebes i ka shkuar 15 713 mijë prindërve, ndërsa fotot e foshnjave i cilëson pamje të triumfit të jetës e të dashurisë.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të dielë të paqtë ?”, shkruan Rama./abcnews.al