Triumf pa gëzim, Pohjanpalo: Shëndeti i Eriksen më i rëndësishëm se fitorja

schedule13:14 - 13 Qershor, 2021

schedule 13:14 - 13 Qershor, 2021

Finlanda provoi ditën e djeshme për herë të parë në historinë e saj emocionet e një Europiani. Ekipi nordik debutoi me fitore në turneun prestigjioz. Tre pikët e para erdhën pas suksesit 0-1 ndaj Danimarkës, sfidë që u vendos nga goli i Joel Pohjanpalo.

Sulmuesi 26-vjeçar i Bayer Leverkusen në Bundesligë (sezonin e fundit luajti i huazuar tek Union Berlin), nuk festoi, duke preferuar të ishte human përpara se futbollist. Gol i veçantë për të, Joel është futur në historinë e futbollit finlandez, por nuk mund të festonte pas asaj që i ndodhi Christian Eriksen.

Ishte e vështirë dhe e rëndë për ne të ktheheshim në fushë pas asaj që i ndodhi Eriksen. Arrij ta imagjinoj sa të vështirë e kishin lojtarët e Danimarkës, shumë më shumë se ne. Arritëm një fitore të madhe, por gjëja më e rëndësishme është që Christian ndodhet mirë“, deklaroi Pohjanpalo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!