Triumf në frymën e fundit, Ibraimi nderon Shkëndijën e Tetovës

schedule15:10 - 10 Nëntor, 2019

schedule 15:10 - 10 Nëntor, 2019

Fitore emocionuese për Shkëndijën e Tetovës. Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut nuk humbën mundësinë për t’iu afruar Vardarit kryesues. Ekipi i Ernest Gjokës ia doli në fund përballë Rabotnickit në transfertë.

Sarkoski kaloi vendasit në avantazh që në minutën e gjashtë, por Agim Ibraimi barazoi shumë shpejt rezultatin. 31-vjeçari u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe dërgoi topin në rrjetë. Siljanovski u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të dhe la Rabotnickin me një lojtar më pak.

Shkëndija vazhdoi sulmet dhe ia doli të shënonte golin e fitores në minutat shtesë. Agim Ibraimi shënoi sërish dhe u kthye në heroin e kuqezinjve. Ky sukses e ngjit Shkëndijën në vend të tretë me 21 pikë dhe diferenca me Vardarin ka zbritur në 9 pikë. /abcnews.al

Rabotnicki – Shkëndija 1-2
(Sarkoski 6′ / Ibraimi (pen) 19′, 90+1′)