Triumf me “tris” dhe kryesim për Ballkanin, Drita e nis me fitore. Bie Prishtina

schedule16:58 - 30 Shtator, 2020

schedule 16:58 - 30 Shtator, 2020

Ballkani është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e titullit në Kosovë dhe sot ka arritur një super fitore jashtë fushe. Ekipi nga Suhareka mposhti 1-3 Llapin dhe kryeson IPKO Superligën me 10 pikë pas javës së katërt.

Pjesa e parë e takimit të luajtur në Podujevë nuk prodhoi asnjë gol, teksa djemtë e Ismet Munishit dominuan fraksionin e dytë. Mirlind Daku vijon të shkëlqejë dhe i dhuroi avantazhin e dyfishtë ekipit të tij me dy gola të realizuar brenda 8 minutave (8 gola në kampionat numëron sulmuesi 22-vjeçar).

Në minutën e 70-të erdhi edhe rrjeta e Blend Baftiut, gol që vulosi përfundimisht triumfin e Ballkanit. Llapi gjeti golin e nderit me anë të Arbnor Ramadanit por vetëm kaq. Drita luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri dhe e nisi me fitore.

 

Renditja e IPKO Superligës

Kampionët nuk e patën të lehtë përballë Besës, takim që e fituan 3-1. Kastrioti Rexha kaloi vendasit në avantazh në minutën e 11-të, por miqtë nga Peja rikthyen baraspeshën në minutat shtesë të pjesës së parë falë golit të Gentrit Salihut.

Drita nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe sulmoi gjatë gjithë 45 minutave të dyta. Golat erdhën brenda dy minutave, aty ku shënoi sërish Kastrioti Rexha, teksa golin e gjeti edhe Hamdi Namani.

Bie Prishtina. Bardhekaltrit kanë zhvilluar një merkato të bujshme, por sot dolën pa pikë nga Mitrovica. Trepça vendase i mposhti 1-0 kryeqytetasit, falë golit të Arbnor Mujës me penallti në minutën e 81-të. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e katërt
Drita-Besa 3-1
(Rexha 11′, 80′ Namani 78′ / Salihu 45+5′)
Llapi-Ballkani 1-3
(Ramadani 79′ / Daku 52′, 60′, Baftiu 70′)
Trepça ’89-Prishtina 1-0
(Muja (pen) 81′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!