“Triumf i rëndësishëm ndaj Ekuadorit”, Scaloni: Duhet të vazhdojmë të fitojmë

schedule21:16 - 8 Shtator, 2023

schedule 21:16 - 8 Shtator, 2023

Kombëtarja e Argjentinës e nisi në mënyrë më të mirë të mundshme rrugëtimin e saj në kualifikueset e Botërorit 2026, teksa në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje mposhti në “Estadio Monumental” të Buenos Ajresit përfaqësuesen e Bolivisë, me rezultatin minimal 1 me 0, gol i cili u shënuar në mënyrë spektakolare nga kapiteni, Lionel Messi.

Pas ndeshjes një koment të shkurtër mbi performancën e skuadrës e tha dhe tekniku i Kombëtares “albiceleste”, Lionel Scaloni, i cili pasi thuri “elozhe’ për djemtë e tij foli për kualifikueset e Botërorit, ku i cilësoi ato të Amerikës së Jugut, si tejet të vështira.

“Jam krenar për performancën e djemve. Ata luajtën në mënyrë të pabesueshme, në maksimumin e tyre. Por kështu duhej të luhej ndeshja kualifikuese për Botërorin. Ekuadori është një ekip i mirë. Në Kupën e Botës 2022 ata shkaktuan probleme për Holandën. J am i kënaqur me paraqitjen që treguam, qëndrimin dhe dëshirën e lojtarëve. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë.

Besojmë se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në Amerikën e Jugut janë më të vështirat në botë. Duhet të kuptojmë se nuk jemi një ekip i pathyeshëm. Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi aq shumë sa bëmë në ndeshjen kundër Ekuadorit”,- u shpreh tekniku Scaloni. /i.m /abcnews.al