Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj

schedule14:36 - 16 Shkurt, 2022

schedule 14:36 - 16 Shkurt, 2022

Lirohet nga burgu 36-vjeçari Arlen Hasanaj i cili u arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e presidentit të FSHF Armand Duka.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të 25 janarit.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash ku i riu ndezi fitilin e lëndës plasëse dhe më pas u largua me vrap. Vetëm pak çaste pas shpërthimit në zonë shfaqet policia.

Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, në orën 22:03 para portës së Armando Dukës shfaqet një person i maskuar dhe me doreza. Ai ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse dhe më pas e hedh tek porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodh shpërthimi.

Një patrullë policie mbërrin menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa në zonë shfaqen edhe banorë të lagjes. Policia vijon të kryej hetime por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Vetë Duka, pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!