Dhoma e Avokatisë së Shkodrës ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së gjyqtarit të Shkodrës Tonik Stërkaj.
Dhoma e Avokatisë dënon këtë ngjarje të rëndë, ndërsa inkurajon organet ligjzbatuese të zbardhin sa më këtë ngjarje dhe autori të vendoset para drejtësisë.
“Dhuna është mjeti i gabuar për zgjedhjen e problemeve dhe vecanërisht që kanë të bëjnë me marrjen e shërbimeve të gjyqësorit, pasi drejtësia nuk mund të kërkohet me padrejtësi”, theksohet në reagimin zyrtar.