Tritoli ndaj agjencisë funerale në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

schedule09:23 - 31 Gusht, 2024

schedule 09:23 - 31 Gusht, 2024

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, ku u vendos lëndë plasëse një agjencie funerale.

Si autor i ngjarjes është shpallur në kërkim një 35 vjeçar, që sipas policisë, dyshohet se vendosi sasinë e lëndës plasëse në derën e agjencisë funerale.

35-vjeçari rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer.

Në agjenci, në pronësi të një çifti bashkëshortësh, ka pasur vetëm dëme materiale nga shpërthimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!