Tritol në një lokal në Burrel/Shkatërrohen dyer e dritare

schedule08:39 - 26 Mars, 2018

schedule 08:39 - 26 Mars, 2018

Mbrëmjen e djeshme ndodhi shpërthim me tritol në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku rezultoi se në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga një shtetas 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer. Nga shpërthimi nuk pati njerëz të lënduar, vetëm dëme material.Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe u morën në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes./abcnews.al