Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin, Astrit Sinanaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte autori i një ngjarje me eksploziv të ndodhur në vitin 2017 në qytetin e Elbasanit.
42-vjeçari i cili figuron banues në Tiranës, por që fshihej në Vlorë, u prangos në kuadër të operacionit “Ekplozivi” në rrugën “Janaq Kilica”.
Ngjarja për të cilën Gjykata e Apelit në Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Sinanajn ka ndodhur në Maj të 2017-s, ku ai së bashku me disa persona të tjerë dyshohet që kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan./ABC News Albania 24/7