Tritan Shehu: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “delen e zezë Covid”

schedule19:50 - 28 Gusht, 2020

schedule 19:50 - 28 Gusht, 2020

Ish- ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Rama për mungesën e testimeve dhe maskave.

Shehu në një postim në rrjetet sociale i është referuar masave në Francë. Shehu thotë se në Francë janë marrë dy vendime, maska me detyrim dhe shumëfishim i testimeve.

Por, sipas tij teksa Franca dhe shumë shtete të tjera ecin në këtë linjë, Rama tallet me ata me maska, nënvlehtëson testime si dhe ironizon me kërkesat e Greqisë në kufi.

Postimi nga Tritan Shehu:

Cilin te besojme, Ramen apo Macron?!

Qe sot ne France me dekret te Presidentit merren dy vendime:

1—Maska behet e detyrueshme edhe ne vendet publike te hapura te Parisit (sic e kemi kerkuar ne prej javesh). Perjashtim ben kur ushqehesh, pi duhan, ben vrap a fiskulture, nget bicikleten. Ne te gjitha rastet e tjera…

2—Kerkohet shume fishimi i testimeve gratis PCR e imunologjike te formave te ndryshme per Covid te popullesise kudo, ne aeroporte, stacione, autostrada etj, pervec atyre me nje metodike me te thelluar zbuluese ne baze te indikacioneve te mjekut familjes a epidemiologut, personave te kontaktit, ne shkolla, institucione shendetesore per personelin e pacientet etj, etj, ne fakt praktike qe dhe per kete ne po insitojme.

Dhe Franca nuk eshte vendi i vetem ne kete drejtim, tashme kjo eshte bere nje metodike e nje strategjie globale te zhvilluar.

Ndersa Kryeministri i yne tallet me maskat e ata qe i perdorin pa kursyer edhe mjeket per kete, nen vlehteson testimet e ironizon edhe Greqine per kerkesat e saj shendetesore, duke e cuar vendin nga “deshtimi ne deshtim” e kthyer keshtu ne “Delen e zeze Covid” te Europes, te izoluar e drejt me te keqes.

Ne fakt keshtu i ngjan Presidentit te Sudanit, qe deklaron zero raste aty, por ama dhe zero testime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!