Tritan Shehu për krizën në kufi: Duhet testim direkt në pikat kufitare me të gjitha kapacitetet

schedule14:13 - 16 Gusht, 2020

schedule 14:13 - 16 Gusht, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka dhënë disa udhëzime për zgjidhjen e krizës kufitare që ka përfshirë përgjatë ditëve të fundit Shqipërinë dhe Greqinë.

Shehu thotë se testimi duhet bërë në pikat kufitare. Ai shprehet se Rama nuk mund të fshehë përgjegjësitë që ka lidhur me këtë situatë.

“Rama i deshtuar, gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”!

Situata ne perkeqesim aty, qe ka si arsye keqmernaxhimin e pandemise prej tij duke na futur ne nje krize te rende shendetesore e izolim, te identifikuar si “Delja e zeze Covid” ne Europe, kerkon nje zgjidhje afatgjate e jo vetem per 24 ore!

Nje nga shkaqet kryesore te kesaj eshte numri i ulet afrikano Qendror i testimeve dhe bllokimi me dhune si talebanet i laboratoreve per shume muaj, duke krijuar nje dem te pallogaritshem ne nivelin shendetesor dhe izolimin e vendit, qe, tani, duhet kohe per t’u rikuperuar.

Sidoqofte se paku per te stabilizuar disi gjendjen ne kufirin me Greqine,  Qeveria jone duhet te organizoje me urgjence dhe ne marreveshje me palen greke:

—Testimin e vazhduar PCR, 24 oresh direkt ne te kater pikat kufitare, duke aktivizuar te gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo dhe te tjera te kontraktuara nga jashte, sic behet kudo ne bote.

Ky duhet te jete propozimi i pare i yni ndaj pales greke, e cila cdo dite po realizon per shqiptaret ne kufi me shume testime sesa shteti yne ben ne te gjithe vendin, pikerisht per te permiresuar gjendjen aktuale e per te filluar lehtesimin e regjimit te kalimit te qytetareve tane ne teresi jo vetem drejt Greqise, por me tej dhe vendeve te tjera.

—Gjithashtu eshte i domosdoshem edhe realizimi ne nivel vendi minimalisht te 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, pervec disa mijera serologjike.

Rama nuk mund te fshehe pergjegjesite e tij. Gjendja nuk permiresohet duke u sjelle si nje “ufo” i sapoarritur ne Shqiperi, as si “struci”, apo vetem duke ju lutur pales greke ne keto momente shume te veshtira per sot dhe per neser”, shkruan Shehu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!