Mjeku i njohur Tritan Kalo ka uruar Vjosa Osmanin, e cila mbrëmjen e sotme u votua nga Kuvendi i Kosovës si Presidente. Kalo i uron Osmanit një rrugëtim në drejtimin e Kosovës pa “diga e pengesa”, ndërsa ngre një pyetje në lidhje me fatin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta një ditë pas zgjedhjeve.
“Kohë kovidiane…. 4.04.2021 ora 19::40…. “Abeamus Presidente” të Shqipërisë së andej Drinit…Ti urojmë VJOSËS së Kosovës të rrugëtojë pa “diga e pengesa” në udhën e drejtimit të kësaj pjesë të Trojeve tona Arbërore… JU vaftë sa më mbarë zonja Presidente!!!….Po me Presidentin e Shqipërisë së këndej Drinit çfarë do ndodhë vallë më 26 Prill 2021….
Të presim e të shikojmë… Ajo që të parët tanë na kanë mësuar është fakti se Shqipëria e andej dhe këndej Drinit ishte, është dhe kurdoherë do të jetë një dhe e pandarë….Together forever!!!” shkruan ai./ db/ Abcnews.al