Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritan Kalo “Qytetar Nderi” i Elbasanit, kryebashkiaku: Ti je superheroi i vërtetë

schedule17:47 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 17:47 - 28 Dhjetor, 2020

Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë së Elbasanit i ka akorduar titullin “Nderi i Qytetit” mjekut të njohur Tritan Kalo, i cili së bashku me shumë kolegë të tij është në vijën e parë të zjarrit në luftën me koronavirusin.

Për Llatjan ishte një moment i veçantë, pasi mjeku i njohur të cilit i dorëzoi titullin është njeri i afërt i familjes.

Në postimin e tij në Facebook, kryebashkiaku i Elbasanit shkruan se Kalo është një njeri i rrallë mes të rrallëve dhe nuk e “teproj kur them se je superheroi i vërtetë i të përditshmes, i kohëve të errëta që po kalojmë”.

Burim i frymëzimit në një periudhë kaq të veshtirë, njeriu që na ka bërë krenar me përgjegjësinë e tij sociale të treguar dhe me shpresën që percillte në këto ditë jo normale.

Gjithmonë i qetë e i duruar zgjodhi që të rikthehet në misionin e tij human për të ndihmuar njerëzit edhe pse detyren e tij si mjek prej 38 vitesh e kishte përfunduar.

Ti je një njeri i rrallë mes të rrallëve dhe nuk e teproj kur them se je superheroi i vërtetë i të përditshmes, i kohëve të errëta që po kalojmë.

Janë këto kohë që nxjerrin në pah njeriun e vërtetë brenda nesh me gjithe dashurinë, sakrificën, lodhjen e mundimin për të ndihmuar këdo që është në nevojë.

Jam i lumtur që sot e pata unë kënaqësinë të të jepja ty titullin më të lartë të Elbasanit tonë “Qytetar Nderi” sepse ti je nderi i të gjithëve ne, e me ty profesor Tritani ndihemi të gjithë krenar për vlerat dhe përkushtimin që ke treguar.

Bashkë do t’ia dalim ta largojmë këtë të keqe që na ka rrethuar, duke u lutur për ata që nuk janë më mes nesh e duke punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Do t’ia dalim sepse e dimë sa herë tëgjendemi në vështirësi kemi engjëllin tonë mbrojtës që nuk do të na lërë kurrë vetëm. Faleminderit profesor Tritan Kalo! I bën nder Elbasanit” shkruan kryebashkiaku./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!