Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka analizuar situatën epidemiologjike në vend.
Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në rrjetin social “Facebook” Kalo risjell në vëmendje betejën e përditshme të bluzave të bardha në luftë më pandemi Covid.
Gjithashtu ai ndalet edhe tek procesi i vaksinimit, duke theksuar se vaksina mbetet arma jetë shpëtuese.
Kalo nuk veçon vaksinat në më mbrojtëse apo ato më pak mbrojtëse, por thotë se cilido qoftë emri i tyre sërish mbeten vaksina, një nxitëse e mbrojtjes sonë imunitare për të mos u infektuar nga koronavirusi.
Ndër rreshta, nuk mungon as kritika për reagimet që kundërshtojnë aplikimin e vaksinave.
“Pfizer-Biontech, Moderna, Oxford-Astrozeneca, Sputnik V, Sinovac, etc, cilido qoftë emri i tyre ato janë dhe do të mbeten thjesht një vaksinë. Një nxitëse e mbrojtjes sonë imunitare për të mos u infektuar nga ky virus jetëlëndues e jetëmarës, ose për ta kaluar sëmundjen në një formë më të lehtë e të përballueshme nga organizmi ynë. Politikë antivaksinale në këto kohë mundet të bëjnë vetëm gjithollogët mëndjegllabëruar nga ethet e “pordhitikës”, nga ethet për “pusht-shtet”, nga “pangopësia” e nxitur në këto 30 vite”, shkruan Kalo.
Statusi i plotë:
Kohë kovidiane….7.04.2021….13 muaj në “betejën e përditëshme” për të shpëtuar jetë nga “kthetrat e vdekjes” së Sars-Cov2/Covid-19….Punë, Përkushtim e Profesionalizëm i një “Armate” të madhe mantelbardhësh, infermjeresh, imazheristësh, koordinatorësh, farmacistësh, sanitaresh, barelmbajtësish, shoferësh, punonjës të ruajtjes së rendit në këtë luftë mbarëbotërore me armikun e padukshëm….Kemi bërë dhe kurdoherë do të bëjmë më të mirën, për të shpëtuar atë që gjithkush nga ne ka më të shtrenjtë: JETËN!!!…
Fatmirësisht në këtë betejë të egër për triumfin e jetës mbi vdekjen, kemi në duart tona edhe një armë jetëshpëtuese ose jetëlehtësuse sikundër janë VAKSINAT kundër Sars-Cov2/Covid-19….Pfizer-Biontech, Moderna, Oxford-Astrozeneca, Sputnik V, Sinovac, etc, cilido qoftë emri i tyre ATO janë dhe do të mbeten thjesht një vaksinë, një nxitëse e mbrojtjes sonë imunitare për të mos u infektuar nga ky virus jetëlëndues e jetëmarës, ose për ta kaluar sëmundjen në një formë më të lehtë e të përballueshme nga organizmi ynë….
Politikë antivaksinale në këto kohë mundet të bëjnë vetëm gjithollogët mëndjegllabëruar nga ethet e “pordhitikës”, nga ethet për “pusht-shtet”, nga “pangopësia” e nxitur në këto 30 vite DEMON-KRACIE, kur “i pakdituri, i pakvlerti, i pabuksi e ish-brekëgrisuri” i djeshëm, duke përftuar nga arroganca e korrupsioni i pusht-shtetit demonkratik sot të sheh me qesëndi nga “piramida” e pasurive kleptokratike dhe jo meritore….Ata/Ato që nuk kanë mjekuar një të sëmurë të vetëm me Covid-19, apo shumë-shumë pak prej tyre kudo në botë edhe te ne, na bombarduan me gjthollogjinë e tyre të pa përgjegjëshme dhe dëmprurëse për triumfin e jetës ndaj vdekjes së shkaktuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”…..
KURRË të mos haroni se në këtë jetë NE jemi të përkohshëm, dhe lum ai/ajo që e ka gdhendur emrin e punën e tij në mendjen e një populli dhe në gurët e kështjellës historike të një Kombi….NUKU jemi të gjithë të kristaltë, ka mes nesh edhe “tire”, por ato KURRË nuk mundet të përbaltin bardhësinë e punës dhe të shpirtit tonë human….MOS HEZITONI PËR ASNJË ÇAST për t’u vaksinuar dhe MOS NËNVLERËSONI PËR ASNJË ÇAST masat mbrojtëse MHD (Maskë, Higjenë individuale e kolektive, Distancim fizik)….JETA me shumë siguri do të triumfojë mbi VDEKJEN….Historia e popullit tonë dhe e tërë njerzimit na ofron dhjetra e qindra shembuj të tillë…. Together forever!!!
/abcnews.al/