Tritan Kalo i përgjigjet shqetësimit nëse virusi do të kthehet masivisht në vjeshtë

schedule11:43 - 7 Maj, 2020

schedule 11:43 - 7 Maj, 2020

Në një komunikim online të zhvilluar nga Kryeministria me ekspertët, mjeku Tritan Kalo ka sqaruar situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi. Kalo shpjegoi se nëse do të vazhdojë respektimi i masave atëherë COVID -19 do të mbetet në nivele të qëndrueshme, ndërsa shtoi se nuk do të ketë një rikthim të valës së madhe në vjeshtë.

“Si mjek infeksionist theksoj se distancimi fizik, përdorimi i maskave, higjiena individuale, ka bërë që ne të jemi në parametrat aktuale të qëndrueshme. Me hapjen graduale ajo që mua si specialist më brengos është që hapja të mos konsiderohet si shqyerje. Por njerëzit duhet ti respektojnë në vijimësi në një kohë që rreth nesh do të ketë COVID. Nëse do të vijojmë në këtë rrugë besoj se do të jemi në një situatë optiomale ku besoj do të jemi brenda kujdesit që të mos i kapërcejmë kapacitet në mënyrë që Shqipëria të mbetet në ato vende që ka mundur të menaxhojë virusin. Shtimi i rasteve do të ndodhë vetëm nëse nuk do të respektohen masat.

Nuk do të ketë ritkthim të valës së madhe në vjeshtë. Por me përzierjen e infeksioneve prezente do të kemi edhe COVID. Ndërkohë me repsektimin e masave besoj që ne do të mbajmë të njëjtin nivel duke mbetur të vlerat minimale”, tha Kalo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!